Lideri i Hamasit do takohet me Erdogan në Turqi

BOTA


Presidenti turk Tajip Erdogan do të takohet me një delegacion të Hamasit, të kryesuar nga lideri i organizatës Ismail Haniya, i cili udhëtoi për në Turqi, sipas burimeve palestineze të cituara nga mediat franceze dhe izraelite.

Vizita e Haniya në Ankara pason vizitën e liderit të Hamasit në Iran, ku ai diskutoi efektet e luftës në Gaza. Haniya foli me liderin suprem të Iranit Ali Khamenei dhe liderë të tjerë politikë iranianë.

Haniya kishte folur tashmë me Erdoganin për situatën në Rripin e Gazës dy javë më parë. Kreu i shtetit turk ka sulmuar Izraelin, duke treguar mbështetje të hapur për Hamasin, të cilin Ankaraja nuk e konsideron një organizatë terroriste.

Siç raportohet nga media shtetërore iraniane, Haniya, i cili jeton midis Katarit dhe Turqisë që nga viti 2019, “e informoi Khamenei për zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës dhe krimet e regjimit sionist në Gaza si dhe zhvillimet në Bregun Perëndimor.’

Teherani mbështet Hamasin, por pretendon se nuk kishte asnjë rol në sulmin e befasishëm të këtij grupi në Izrael më 7 tetor.



Skip to toolbar