“Emigrantët”/ Tajani: Respektohet ligji, marrëveshja në përputhje me ligjet e BE-së

AKTUALITET


Marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët respekton ligjet ndërkombvëtare të bashkimit evropian. Zëvendëskryeministri italian, Antonio Tajani hodhi poshtë të gjitha pretendimetqë dakordësia mes dy vendeve për ngritjen e qendrave në Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve është e paligjshme.

“Marrëveshja e nënshkruar me shtetin shqiptar është në përputhje me të gjitha ligjet e BE-së. Është shumë ndryshe nga marrëveshjet e tjera që janë arritur nga vendet e tjera. Ajo synon të ketë siguri maksimale  dhe të sigurohet që personat që nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë të drejtë të hyjnë në Itali mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës”.

Ministri i Jashtëm italian, sqaroi para gazetarëve në fund të një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në Tokio, se në këto qendra nuk do të lejohen të mitur apo gra shtatzanë.

“Në ato porte mund të shkojnë vetëm anijet ushtarake italiane dhe jo ato të organizatave jo qeveritare. Në ato qendra nuk do të qëndrojnë personat që nuk janë të mitur apo gra shtatzëna. Është një marrëveshje e shkruar në përputhje të plotë me rregullat e komunitetit dhe besoj se është një zgjedhje pozitive”.

Marrëveshja u nënshkrua të hënën në romë nga kryeministri edi rama dhe nga ajo italiane georgia meloni. Shqipëria do të strehojë përkohësisht refugjatët që mbërrijnë në Itali. Qendra e pritjes do të jetë në Shëngjin dhe financimin do ta japë shteti fqinj. Kjo do të jetë një pikë seleksionimi për emigrantët, derisa ata të seleksionohen nëse meritojnë apo jo statusin e azilantit.



Skip to toolbar