Ekstradohet nga Franca i shumërkuari Behar Bajri

AKTUALITET


Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë Behar Bajri. Ai i u arrestua në Francë, në muajin shtator, falë shkëmbimit mes policisë shqiptare dhe asaj franceze, të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e tij. 43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, në kuadër të operacionit  “Metamorfoza”, i zhvilluar në muajin gusht, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas hetimeve, Bajri në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka vrarë një perona në vitin 2020. Gjithashtu dyshohet se ka organizuar dhe koordinuar bashkëpunëtorët e tij, iu ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e kundërshtarëve, për të organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre.

Nga hetimet e kryera  nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dyshime se Bajri  kundrejt ofrimit të shumave monetare funksionarëve të drejtësisë, ka bërë të mundur lirimin nga burgu, para kohe.



Skip to toolbar