Opozita ka vendosur, jo vetëm të mos marrë pjesë në zgjedhje, por edhe të mos lejojë zhvillimin e tyre më 30 qershor, por nga ana tjetër drejtuesit e saj janë të shqetësuar për zgjedhësit. Ervin Salianji ka renditur një sërë akuzash mes të cilave edhe ndërhyrja në sistemin e gjendjes civile nga ana e ministrit të Brendshëm.
“Pasi e kanë të sigurt që zgjedhje nuk ka, përsëri vesi nuk i le, ndërhyjnë dhe në sistem, sepse Ministri i Brendshëm kërkon t’i tregojë Bablokut që mund të bëjë gjithçka dhe si qershia mbi tortë, ndërhyjnë dhe në regjistrin e gjendjes civile!”, shkruan Salianji, i cili nuk jep prova se si është bërë ndërhyrja në regjistrin e gjendjes civile dhe çfarë ndryshimesh janë bërë dhe si do ndikojnë këto ndryshime në zgjedhjet, që sipas tij nuk do të bëhen.