Vrapimi i Bardhit te ‘non grata’/ Minxhozi: Vepron qëllimisht që të jetë i paqartë, Berishën e njohu me vepra më shumë sesa me fjalë

Më të fundit


Pas kthimit nga SHBA, Gazment Bardhi iu bashkua protestës së Foltores jashtë Kuvendit disa ditë më parë dhe më pas, edhe mitingut poshtë ballkonit të shtëpisë së Sali Beridhës. Më herët atë ditë, Bardhi iu bashkua edhe Flamur Nokës në sulmin ndaj punonjësve të gardës në sallën e Kuvendit.

Analisti Artur Zheji, duke komentuar këtë lëvizje të Bardhit në studion e emisionit “Real Story”, theksoi se Bardhi është një lancim i Bashës.

“Ishte kryetari i grupit të mesit. Në të vërtet nuk i rezistoi dot, është një libër i famshëm ‘Thirrja e të parëve’. Është lancim i zotit Basha. Nga Escobar shkoi tek doktori. U duk sikur nga DASH, i cili ka nxjerrë non grata doktorin, ai pavarësisht vaksinimit sqarues që do të ketë marrë në department, kushtrimi e thirri tek thirja e palcës, e boshtit. Ky ishte manjetizmi i doktor Berishës.“, tha Zheji.

Analisti Skënder Minxhozi thotë se ai qëllimisht bën veprime që të jetë i pakuptueshëm.

“Besoj që janë të dy arsyet. E para, që niveli i takimeve ka qenë ai i kortezisë së bashku me të tjerët dhe jo veç, megjithë ndasitë që kishte delegacioni do të justifikonte takime të veçanta me palët nëse amerikanët do të donin ta kapnin krizën në të gjitha këndvështrimet e saj dhe të kishin informacionet dhe të painfluencuara nga prezenca e kundërshtarëve të njërës apo tjetrës palë. E dyta, Bardhi ka përkujdesje maksimale që të jetë në mënyrë konstante i paqartë dhe ambig. Të jetë jo i keqkuptuar, por të kuptohet në të dy krahët. Të jetë i vlefshëm sipas tij taktikisht edhe për t’u lexuar si gjysma bosh e gotës, por edhe si gjysma plot e gotës. Mua m’u duk që Bardhi u mundua realisht të bëjë një alkimi të vështirë që ta inaugurojë rrugën e Berishës pas vizitës në Amerikë, duke u munduar të bashkojë mekanikisht të dytën me të parën. Unë jam këtu nënteksti sepse amerikanët e tolerojnë këtë dhe nu e shohin më si një problem zotërinë që del në dritare. Por nuk duket deri tani. Dhe si një gazetar që vazhdoj ta dëgjoj çdo ditë doktorin, po thoshte dje që data 5, vajtja e Bardhit aty, është dita e madhe epokale e shqiptarëve sepse ka ndodhur një mrekulli. E njohu me vepra, më shumë se sa ta njohë me fjalë në emër të të qenit i padekriptueshëm. Do të jetë i keqkuptueshëm“, u shpreh Minxhozi.

“Duke bërë Romeon tek ballkoni i Zhuljetës, normalisht sado të thotë që nuk e do, e do zhuljetën. Doktori është një lloj si një lloj akordi, që këta pavarësisht ditën apo natën thonë nuk duhet, kur dëgjojnë kolonën zanore të Berishës, i shkojnë pas. Pavarësisht papërcaktueshmërisë së qëllimtë, ai po e dëgjoi atë baritore, ikën. Nuk është lider, është rastësisht aty ku është, një zbulim nga fidanishtja e doktorit, e Lul Bashës. Këtë e thotë doktorit ti je babai i Zenit dhe nga ana tjetër shkon tek ballkon. Struktura e tij raxcionale, është një njeri që po të ishte pilot nuk do të hipja kurrë në aeroplanin e tij.”, u shpreh Zheji.



Skip to toolbar