‘Tremben’ investitorët, Bitcoin përballet me rënie në tregjet financiare

EKONOMI


Bitcoin, kriptomonedha më e madhe tregoi edhe njëherë tjetër se luhatjet e vlerës së tij vijon të mbetet një shqetësim për investitorët në tregjet financiare.

E gjitha kjo pasi monedha digjitale, e cila tregtohej në vlerën e 72 mijë dollarëve të enjten shënoi një rënie me rreth 7% duke u tregtuar te premten në vlerën e 67,000 dollarëve .

Vlera e Bitcoin pësoi më pas një rritje të lehtë në orët e vona të pasdites së të premtes duke kapur vlerën e 68.900 dollarëve. Ekspertët thonë arsyeja që çoi në rënien e Bitcoin me rreth 5 mijë dollarë brenda 24 orëve është e paqartë.

Monedha digjitale ka shënuar një rritje me 60% vetëm përgjatë këtij viti duke thithur investitorë të rinj.

Megjithatë luhatjet e shpejta të vlerës së Bitcoin dhe fakti që ai nuk gjurmohet vijon të shkaktojë skepticizëm tek investitorë të tjerë që nuk zgjedhin të investojnë fondet e tyre në kriptomonedha.



Skip to toolbar