Kreu i opozitës në Greqi heq dorë për 2 javë nga politika për të shkuar ushtar

BOTA


Kreu i opozitës greke, SYRIZA, Stefanos Kasselakis u paraqit vetë dje në repartin ushtarak për të kryer detyrimin e tij në shërbimin ushtarak.

Kasselakis la për më shumë se dy javë rolin politik përballë qeverisë së Mitsotakis për të kryer shërbimin ushtarak në një repart në Thiva


“Është nder t’I shërbej atdheut tim, vendit që unë e dua. Jam krenar për vendin tim por jo për çdo gjë që ndodh këtu” tha ai.

Politikani 35-vjeçar do të kryejë maksimumi 20 ditë shërbim ushtarak, shkruan gazeta greke Kathimerini. Çdo person në Greqi pasi kalon 35 vjec mund ta kryejë shërbimin ushtarak për një periudhë më të reduktuar kohe. Kryetari i SYRIZA-s u shoqërua nga babai i tij drejt repartit ushtarak.




Skip to toolbar