“Inflacioni, në rënie”/ Guvernatori i BSH: Politika monetare, ndikime positive

EKONOMI


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një komunikim për mediat, deklaroi se BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit.

Ai theksoi se inflacioni është në rënie dhe se politikat e ndjekura monetare kanë sjellë ndikime pozitive.

“Eksporti i mallrave ka ardhur në rënie dhe politika fiskale ka pasur një natyrë konsoliduese. Struktura e kërkesës është pasqyruar në rritjen e kërkesës në sektorin e shërbimit”, u shpreh guvernatori i BSH, duke shtuar: “Analiza e të dhënave tregon se ekonomia shqiptare ka lëvizur në drejtimin e pritur. Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe paga kanë filluar të rritet, inflacioni po bien, tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje progresive. Normalizimi gradual dhe i kujdesshëm i  qëndrimit të politikës monetare ka kontribuar pozitivisht në këtë ecuri. Këto trende pozitive zhvillimi do të vijojnë dhe në të ardhmen. Inflacioni do të luhatet gjatë dy-tre mujorëve të ardhshëm. Këshilli Mbikëqyrës tregon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për garantimin e stabilitetit të çmimeve në nivel afatmesme. Inflacioni i çmimeve të konsumit pësoi rënie të ndjeshme në 3 muajit e fundit. Inflacioni mesatar i tremujorit të parë zbriti në 2.7% nga 3.9 në tre mujorin paraardhës. Nga këndvështrimi macro ekonomik, trendi rënës i inflacionit në vend varet nga inflacioni i partnerëve, forcimi i kursit të këmbimit dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare”., tha ai.

Gjithashtu Guvernatori Sejko tha se sektori i bujqësisë dhe industrisë ka shënuar ulje.



Skip to toolbar