Kryeministri sllovak, Robert Fico ndodhet në gjendje kritike për jetën, ka thënë zyra e qeverisë së Sllovakisë. Ai është qëlluar disa herë dhe po transportohet me helikopter në qytetin më të afërt Banska Bystrica.
“Sot u bë një atentat ndaj Robert Ficos. Ai është qëlluar disa herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Në këtë moment, ai po transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë për shkak të nevojës së një procedure akute.”, njoftoi zyra e shtypit.
Si ndodhi ngjarja?
Udhëheqësi sllovak u qëllua mesditën e së mërkurës pak para një takimi të qeverisë në qytetin Hadlova në Sllovakinë qendrore, rreth 180 kilometra jashtë Bratislavës, sipas asaj që raportoi agjencia TASR.
Sipas mediave sllovake, objektivi ishte kryeministri i vendit, Robert Fico , i cili u plagos teksa përshëndeti mbështetësit jashtë “Shtëpisë së Kulturës” dhe u dërgua në spital.
59-vjeçari dyshohet se është plagosur në bark, ndërsa sulmuesi është arrestuar menjëherë pas të shtënave, në afërsi të sheshit Hadlova.