UNRWA akuzon Izraelin se po pengon dërgimin e ndihmave në Gaza

BOTA


Agjencia e OKB-së për ndihmë për palestinezët, organizata më e madhe e ndihmës që vepron në Gaza, akuzon autoritetet izraelite se po pengojnë dërgimin e ndihmave.

“Ne po marrim shumë pak përgjigje pozitive ndaj kërkesave tona për dërgimin e ndihmave dhe lejet për të lëvizur nëpër Gaza ,” tha Tamara Alrifai, drejtoresha e marrëdhënieve të jashtme për UNRWA.

Alrifai tha se organizata mbajti kontakte me Cogat, organi izraelit që mbikëqyr territoret palestineze dhe koordinon me grupet e ndihmës, por shtoi se ky kontakt nuk sjell gjithmonë rezultate pozitive.

“Midis sulmeve publike, të drejtuara politikisht ndaj Unrëa-s nga zyrtarët izraelitë dhe pengesave të vazhdueshme ndaj aftësisë sonë për të punuar, si në Gaza ashtu edhe në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor … e gjithë kjo me të vërtetë synon të na diskreditojë dhe përfundimisht të na largojë nga territoret e pushtuara palestineze”, tha ajo.

Izraeli ka akuzuar disa nga punonjësit e Unrëa-s se kanë marrë pjesë në sulmin e Hamasit të 7 tetorit dhe se janë anëtarë të organizatave terroriste.

Një zëdhënës i Cogat tha se organizata kishte komunikime të përditshme me Unrëa-n, ndërsa përsëriti për përfshirjen e organizatës me Hamasin./abcnews.al



Skip to toolbar