Greqia “përvëlohet” nga i nxehti afrikan, temperaturat arrijnë 44 gradë

AKTUALITET


Një valë i nxehti ekstrem ka përfshirë Greqinë prej dy ditësh, çka ka detyruar autoritetet të ndërmarrin masa për të përballuar situatën

Sipas meteorologëve, temperaturat përvëluese vijnë si pasojë e një vale afrikane, teksa termometri në disa zona shënoi 44 gradë Celcius.

Temperaturat më të larta u shënuan në zonën lindore dhe në jug, kryesisht në zonat jobregdetare.

Zona turistike arkeologjike e Akropolit, u mbyll gjatë dy ditëve të fundit, teksa e njëjta masë u mor dhe për shkollat.

Sipas parashikimeve, nga nesër vala e të nxehtit do të fillojë të tërhiqet, dhe do arrijë vlera normale për sezonin.



Skip to toolbar