Drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODHIR, Audry Glover ka planifikuar të takohet të mërkurën me kreun e PD, Lulzim Basha për zgjedhjet e 30 qershorit, duke injoruar dekretin e Presidentit për anulimin e datës.
Takimi pritet të zhvillohet rreth orës 11:00, ndërkohë që dy ditë më parë Glover zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, në selinë e PS. Po kështu shefja e misionit të OSBE/ODIHR pati një takim edhe me kreun e KQZ Klement Zguri, ndërsa më pas pati edhe një konferencë për mediat.
Glover, tha se misioni i OSBE-ODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.