“Digjitalizimi institucional, prioritet i yni”, Rama batuta me zv.ambasadorin: Gjermania punon ende me ‘fax’

AKTUALITET


Kryeministri Rama ndodhet në Durrës në kuadër të prezantimit të projektit EU4Municipalities.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian me 10 milionë euro dhe me një kontribut financiar shtesë prej 1 milion euro nga Gjermania dhe synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për nismat e qeverisjes vendore në shërbime dhe infrastrukturë, si edhe forcon kapacitetet e tyre institucionale.

Rama e cilësoi programin si një instrument kyç për forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe jo thjesht si një mbështetje financiare prej 11 milionë eurosh. Kryeministri theksoi se Shqipëria ka ende një diferencë të papranueshme mes nivelit të digjitalizimit në qeverisjen qendrore dhe asaj vendore, ndërsa shtoi se do të punohet me partnerët europianë për ta adresuar këtë problem.

“Ky program është kyç. Nuk janë 11 milionë eurot e para, por është i gjithë instrumenti dhe mënyra si është i ndërtuar.

Digjitalizimi — kemi një diferencë të papranueshme mes peshës që ka digjitalizimi në nivelin qendror dhe shërbimeve publike, dhe peshës në nivelin vendor. Do të flasim edhe më shumë me përfaqësinë e BE-së, partnerët gjermanë, megjithëse ata janë pas nesh në digjitalizim; ende punojnë me FAX. Do të gjejmë mënyrën për të adresuar këtë problem të digjitalizimit. Bëni më të mirën që ta përdorni këtë projekt jo si mundësi financimi, por si mundësi për të krijuar një eksperiencë për të fuqizuar kapitalin njerëzor, për të përgatitur brenda bashkive akoma më mirë bërthamat e vogla në funksion të projekteve dhe financimeve nga BE-ja.”  



Skip to toolbar