Vrasja në Sarandë/ Viktima nuk ishte shënjestër, u përplas me autorët për një tjetër person

AKTUALITET


Biznesmeni që u ekzekutua të enjten në Sarandë nuk ka qenë shenjëster e autorëve.

ABC neës mëson se më herët kanë qenë 10 persona të cilët kanë shkuar në lokalin në pronësi të viktimës për të rrëmbyer një person që ndodhej në biznesin e viktimës.

Rexhep Ismaili ka ndërhyrë duke mos i lejuar ta rrëmbejnë, me fjalët “djali është në shtëpinë tonë dhe nuk e prekni këtu”.

Mbrëmjen e shkuar të njëjtët persona janë rikthyer për t’u sqaruar në lokalin e Rexhepit. Pasi debati verbal ka degjeneruar në dhunë fizike, Rexhepi ka hapur zjarr me kallashnikovë ndaj palës tjetër, ndërsa këta të fundit i janë kunderpërgjigjur me arme duke e lënë të vdekur në vend.

Pas hetimeve paraprake blutë e Sarandës kanë identifikuar si autor të ngjarjes Lulëzim Tabakun.

Policia dyshon se në radhët e autorëve ka të plagosur, ndaj kontrrollet e imtësushme janë shtrirë edhe në spitalet apo klinikat private te te gjithë rajonit.

Sipas burimeve nga policia, ai nuk kishte precedente penale. Viktima  kishte ne pronesi piken e karburantit dhe lokalin ku mbeti i vrare. Rexhep ismaili ishte kryetar i shoqates Cameria per Saranden

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili në ambientet e një karburanti. Sipas informacioneve paraprake, zanafilla e konfliktit dyshohet të ketë qenë një çështje pronësie mes palëve.

Nga të dhënat e para rezulton se pas një konflikti të ndodhur disa ditë më parë, autori i dyshuar, Lulëzim Tabaku, ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit dhe ka qëlluar me pistoletë ndaj Ismailit, i cili ndodhej në lokalin e biznesit të tij, së bashku me persona të tjerë.

Autori ka qenë i shoqëruar edhe nga një tjetër person, ndërsa kanë shkuar në karburantin e vëllezërve “Ismaili” për t’u sqaruar lidhur me konfliktin, por debati ka degraduar në përplasje fizike. Burime bëjnë me dije se nga ana e personave që ndodheshin në lokal është nxjerrë një armë automatike, me qëllim goditjen e autorit dhe personit që e shoqëronte.

Në ato momente, pala tjetër dyshohet se ka hapur zjarr, duke lënë të vrarë Rexhep Ismailin. Sipas burimeve, dyshohet se edhe nga pala e autorëve të dyshuar ka persona të plagosur.

Pas të shtënave, persona që ndodheshin brenda banakut kanë nxjerrë një armë automatike dhe kanë qëlluar në drejtim të autorit të dyshuar, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Skip to toolbar