Një një betejë të vërtetë që zgjati deri në sekondën e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shpall fituese e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Delegacioni amerikan, që ishte edhe më i madhi, fitoi garën e medaljeve, duke lënë pas në klasifikimin e përgjithshëm Kinën.
Skuadra kineze, pa t’i ikte nga duart triumfi vetëm në finalen e fundit të Olimpiadës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan në basketbollin për femra, duke marrë medaljen e artë të 40-të në “Paris 2024”.
Me të njëjtën shifër në kolonën e medaljeve të arta e mbylli edhe Kina, por amerikanët kanë më shumë medalje në total, plot 126 përfshirë ato argjendi dhe bronzi.
Në total, atletët kinezë morën 91 medalje.
Me një parakalim vetëm në ditën e fundit, në vendin e tretë është bgjitur Japonia me 20 medalje ari.
Pesëshja e parë plotësohet nga Australia me 18 medalje dhe organizatorët e Francës, që zbritën në vendin e pestë me 16 medalje të arta dhe 63 në total.