Hetimet për mbytjen e jahtit në Siçili, prokurori: Ata që vdiqën ishin në gjumë!

AKTUALITET


Pasagjerët mund të mos kenë mundur të shpëtojnë nga jahti sepse ishin në gjumë, tha Raffaele Cammarano, prokurori i çështjes së mbytjes së jahtit luksoz në Sicili.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se viktimat “ishin në gjumë ndërsa të tjerët jo”.

Ai u pyet nëse kishte dikush në atë moment në dispozicion për t’i lajmëruar ata.“Kjo është pikërisht ajo që ne po përpiqemi të konstatojmë nga deklaratat e bëra gjatë marrjes në pyetje të të mbijetuarve – një pikë thelbësore në hetim padyshim.”-deklaroi ai gjatë konferencës për shtyp.



Skip to toolbar