Shteti i ri bektashi, Pëllumb Xhufi: Kushtetuta e ndalon në mënyrë absolute! Gurra: Krahasimi me Vatikanin, besoj ka qenë një lapsus

Më të fundit


Historiani Pëllumb Xhufi foli në “Real Story” në ABC News për propozimin për krijimin e një shteti bektashi në Tiranë. Historia solli në vëmendje një tjetër fakt, ai nënvizoi se Kushtetuta e vendit e ndalon këtë në mënyrë absolute.

Ndërsa më tej theksoi se nëse do të duhet të ndryshohet Kushtetuta nëse do të lejohet ngritja e një shteti.

“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ndalon në mënyrë absolute, duke përcaktuar Shqipërinë një shtet sovran. Pra duhet të ndryshosh Kushtetutën tani që t’i të lejosh ngritjen e një shteti. E them sërish se Vatikani krijoi edhe aleanca…Do të duhet të zgjidhet njëherë problemi i tokës”, u shpreh Xhufi.

Nga ana e tij ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, theksoi se krahasimi me Vatikanin, sipas tij do të duhej të ishte një lapsus.

“Kjo është një kërkesë e parakohshme për të marrë një përgjegjësi me mbështetje edhe të shtetit me këtë që po lancohet këto 10 ditë. Kryegjyshata botërore ka pasur shqetësim të herëpashershme nga shërbime sekrete iraniane. Kryegjyshata duke parë këto është e pafuqishme. Ndërsa krahasimi me Vatikanin për mua besoj ka qenë një lapsus. Sepse është tjetër urdhri dhe tjetër është shtet”, tha më tej Gurra.

“Sekti Bektashi ka disa tarikate. Me këtë është një hedhje poshtë e një tradite bektashiane ke ne”, tha më tej Pëllumb Xhufi.



Skip to toolbar