“Mund të ketë pasoja për harmoninë”, Pëllumb Xhufi: Baba Mondi bëri krahasim foshnjor në intervistë, kur përmendi Vatikanin

Më të fundit


TIRANË- Historiani i njohur Pëllumb Xhufi, i ftuar në “Real Story” e quajti “foshnjor” krahasimi që bëri Baba Mondi kur përmendi Vatikanin, teksa fliste për modelin dhe ngjashmërinë që do ketë shteti sovran i “Urdhrit Bektashi”.

Ai theksoi se nëse insistohet me këtë ide, atëherë kjo do ketë pasoja në harmoninë fetare në Shqipëri.

“Baba Mondi bëri një krahasim në intervistën e tij me shtetin e Vatikanit. Mua më duket shumë foshnjore një krahasim i tillë, në kushte të tjera dhe kohë të tjera. Vatikani si shtet laik, ka lindur me një dokument fals, që këtu nisën problemet pastaj. Ka pasur probleme në radhë të parë me feudalët rreth e rreth Romës, të cilët pretendonin se janë tokat e tyre. Arsyeja që Kisha Katolike, nga e cila u largua nga kisha origjinale, kisha e vjetër, që ishte për të varfrit, që merrej me shpirtin vetëm. Italia ngeli e përçarë, sepse Vatikani për të ruajtur pronat, thërriste të huajt, ata vinin me qejf, sepse merrnin ndonjë cep rreth tyre. Nëse do insistohet për këtë, ajo ka pasoja dhe pasoja e përçarjes. Unë mendoj se ajo deklarata, unë e prisja, që kur doli ky problem. Reagoi KMSH, sepse toleranca dhe kontributin për bashkëjetesën në radhët të parë e ka Komuniteti Mysliman në Shqipëri, sepse bektashizmi u bë faktor në shekullin XIX”, tha ai./ abcnews.al



Skip to toolbar