Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për protestën e opozitës duke e cilësuar si një sulm ndaj institucioneve kushtetuese dhe vetë policisë.
“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Lleshaj në një postim në Twitter.
Policia ka reaguar me gaz lotsjellës dhe autobote me ujë për të larguar protestuesit para parlamentit.