Zjarri shkatërron Katalonjën. Autoritetet: Më i madhi i 20 viteve të fundit

BOTA


Një zjarr shkatërrimtar ka shpërthyer në pyjet e Katalonjës, pranë fshatit Torre dello Spagnolo, të mërkurën pasdite.

Rreth 350 zjarrfikës të mbështetur nga rreth 120 ushtarë janë të terren dhe po luftojnë për të përmbajtur atë që sipas autoriteteve lokale është zjarri më i madh në Katalonjë gjatë njëzet viteve të fundit.

Pothuajse 5000 hektarë pyje tashmë janë djegur dhe ekspertët nuk përjashtojnë që shifra mund të arrijë në 20000.

Flakët shpërthyen disa kilometra nga centrali bërthamor Asco, një vend që për fat të mirë nuk është në rrezik, sepse era e shtyn zjarrin në drejtimin e kundërt.

Prej zjarrit deri më tani janë evakuuar shumë prej banorëve rezidentë.

Lugina e Ebrës është një nga zonat më të ngrohta në Spanjë dhe këtë muaj ato kanë qënë ekstremisht të larta.



Skip to toolbar