Dashi: Dështuam me DASH!

AKTUALITET


Aleati i Bashës, Dashamir Shehi mendon se gabimi më i madh i opozitës në këtë situatë politike është se nuk ka krijuar një raport të besueshëm me ndërkombëtarët. Ai thotë se edhe me reformën në drejtësi opozita nuk diti t’ja shpjegonte ndërkombëtarëve se është dakord me të, por jo me mënyrën sesi ajo po realizohet.

“Opozita nuk ka qenë shumë e zonja për të krijuar një raport më të besueshëm me të huajt. Përtej sherreve ky është një defekt i madh i opozitës.


Ndoshta për Reformën në Drejtësi nuk kemi qenë në gjendje ti projektojmë ndërkombëtarëve që ne jemi dakord me Reformën, por jo mënyrën sesi po bëhet kjo reformë, edhe ky është një defekt i joni”, është shprehur Shehi në një intervistë televizive.

Një deklaratë e tillë e aleatit të PD-së, vjen pas reagimit të ashpër të SHBA-së përmes zv.ndihmës sekretarit të Shtetit Mathew Palmer i cili gjatë të enjtes tha se SHBA njeh mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor duke mbështetur kështu qeverinë. Edhe më herët SHBA ka dënuar bojkotin e opozitës ndaj zgjedhjeve si dhe djegien e mandateve të deputetëve.

Po ashtu Shehi, nuk la pa përmendur edhe Kodin Zgjedhor, ndërsa theksoi se “Ka ardhur koha që të mos kemi thjeshtë një rrotacion. Nuk duhet të hyjë dikush, e të dalë një tjetër Ramë. Nëse nuk ndryshon sistemi nuk ka më të ardhme politike”-tha ndër të tjera Dashamir Shehi.




Skip to toolbar