Shkatërrimi i fletëve të votimit në Vaun e Dejës, KQZ: Do të zëvendësohen

Më të fundit


Fletët e votimit, të cilat u dogjën të enjten në mbrëmje në KZAZ-në e Vaut të Dejës do të zëvendësohen. Komisioni Qendror Zgjedhor ka kontaktuar me kompaninë Cetis në Slloveni për të nisur printimin e tyre dhe për t’i sjellë në Shqipëri deri të dielën në mëngjes.

Rreth 250 militantë të Partisë Demokratike i vunë flakën me bomba molotov KZAZ-së (Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve) numër 6 të ngritur në palestrën e shkollës profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat, të bashkisë së Vaut të Dejës, që drejtohet nga Zef Hila i zgjedhur nga PD-ja.


Po ashtu, KQZ ka vendosur që të ndryshojë vendin për tre ZAZ në Shkodër, vendim i cili pritet të merret gjatë mbledhjes së të premtes. Sipas KQZ, në rendin e ditës është futur “ndryshimi i vendit të numërimit të votave të ZAZ nr.4, ZAZ nr.5 dhe ZAZ nr.6, Qarku Shkodër, për  zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Po ashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvendosur nga ambientet publike në ambiente private, 17 Qendra Votimi në Kukës.

Lajmi është bërë i ditur nga Partia Socialiste në Kukës, e cila, përmes një njoftimi të shpërndarë, bën të ditur, se këto Qendra Votimi janë në qytetin e Kukësit, si dhe në Njësitë Administrative: Tërthore, Shtiqën, Bicaj dhe Zapod. Sa i përket Qendrave të tjera të Votimit, ato do të jenë në të njëjtat ambiente, ku janë zhvilluar votimet edhe më parë. Po sipas PS, ky ndryshim i vendit të votimit, është bërë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas vendimit të pushtetit lokal, për mbylljen e këtyre ambienteve.

Kukësi ka 1 Komision Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, i cili, pas vendimit të pushtetit lokal për të liruar ambientet e godinës së shkollës “Havzi Nela”, KQZ e zhvendosi KZAZ-në nr:11 në një ambient privat, në afërsi të Institucionit të Prefektit.




Skip to toolbar