‘Një prej atentatorëve të Dobraçit u plagos rëndë’/ Gazetarja: Është personazh i njohur i krimit, pjesë e dosjes ‘Metamorfoza’

Më të fundit


Gazetarja Etleva Delija zbuloi për ‘Real Story’ detaje të reja lidhur me atentatorët e masakrës së Dobraçit, tashmë të identifikuar nga SPAK.

Sipas gazetares, një prej atentatorëve ka mbetur i plagosur rëndë dhe është një personazh i njohur i botës së krimit.

“ Bëhet fjalë për një person të plagosur rëndë nga autorët. Është një personazh i njohur i krimit dhe ishte në kërkim, pjesë e dosjes ‘Metamorfoza’ i lidhur me grupin Bajraj dhe Ervis Martinaj.

Nuk dihet ku ka shkuar për tu mjekuar. Nga analizimi i pamjeve dhe provave shkencore u konfirmua se në vendngjarje ishte i pranishëm Ibrahim Lici.” / abcnews.al



Skip to toolbar