Ka nisur sot aplikimi i shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i vili zgjati deri në 4 mars.
Deri tani kanë aplikuar në PER 339 shtetas shqiptare, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Mësohet se aplikimet më të shumta janë nga Gjermania, Italia, Britania, Greqia.
82 përqind e aplikuesve janë meshkuj, dhe vetëm 18 përqind e kërkesave janë nga votuese femra.
Votat e emigrantëve do të shkojnë në qarqet ku kanë edhe regjistrimin e gjendjes civile. Sipas përditësimit më të fundit të të dhënave, shumica e aplikimeve janë bërë për qarkun e Tiranës dhe Durrësit.