Pas plazhit, Meta pret Kuvendin

AKTUALITET


Zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan të lira dhe të qeta dhe sovrani foli, pa asnjë incident. Përveç dy arrestimeve për armë mbajtjeje nuk u regjistrua asnjë vrasje, asnjë plagosje, as një sherr me grushte dhe as që bëhet fjalë për konflikt civil, ashtu sikurse parashikonte presidenti rreth 20 ditë më parë kur çdekretoi datën e zgjedhjeve.

Ai çdekretoi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, në mungesë të konsultave me përfaqësuesit e partive dhe në kundërshtim të plotë me kushtetutën me argumentin se “kishte indicie për konflikt civil”. Por ja që krisma s’pati. Zgjedhjet u bënë. Çfarë i ka mbetur presidentit të Republikës të thotë tani? Ai që para zgjedhjeve nuk la foto në plazh pa postuar si të ishte një aktor komedie, nuk la meme e video për të ironizuar maxhorancën; i bëri rispost statuseve të individëve qartazi kundër qeverisë (duke marrë dhe që duhet të jetë mbi palët, një anë të qartë politike). Ai që me një gjuhë të ashpër u tha ambsadorëve në takim se do të nxirrte dhe ushtrinë në rrugë ditën e zgjedhjeve, sepse zgjedhje në 30 qershor nuk ka.

Sa vlerë dhe sa i ligjshëm është qëndrimi i tij në postin e presidentit tani pas 30 qershorit, datë të cilën ai e luftoi me të gjithë forcën që kishte?

Përgjigja më shumë se prej tij tani do të vijë nga Kuvendi ku ligjvënësit pritet të votojnë në 4 korrik kërkesën për shkarkimin e tij. Ndërsa fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese e cila pritet që brenda korrikut të jetë funksionale, falë edhe presionit të ndërkombëtarëve të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve dhe dhënien e mundësisë që populli të flasë me votë. Dhe populli foli më qetë se kurrë./Realstory.al



Skip to toolbar