Barcelona rrëmben talentin që e donte e gjithë Europa, pasues i Messit

LA LIGA


Barcelona ka gjetur pasuesin e Lionel Messit. Po aq sa mosha e argjentinasit, kur u afrua me klubin Blaugrana, është dhe talenti i ri që ka hedhur firmën mbi kontratë, me Barcelonën. Bëhet fjalë për talentin 16-vjeçar nga West Bromuich, Louie Barry, i cili në fakt ka ndryshuar mendje në moment të fundit për të nënshkruar me Barcelonën. Talenti anglez ishte nisur drejt Francës për të kryer testet mjekësore te Paris Saint-Germain, por ndryshoi mendje në moment të fundit, shkruajnë mediat spanjolle.

Nga Parisi ai është nisur drejt Barcelonës, ku ka firmosur me klubin të shtunën më 6 korrik. Detajet na kontrata ende nuk bëhen të ditura, por mediat thonë se te Barcelona, Louie Barry do të fitojë më pak para se te PSG-ja, por talenti beson më shumë te krijimi i mundësive për të pasur një karrierë më të mirë sportive në ‘La Masia’. Futbollisti 16 vjeçar i është bashkuar klubit të Ëest Brom, prej moshës 6-vjeçare.

Ai shihet si një talent i madh, ndërsa në përfundim të këtij sezoni me të rinjtë e ekipit anglez, Barry nuk pranoi një ofertë që iu ofruar nga klubi, një kontratë profesionale dyvjeçare dhe një bursë studimi, ndërsa së shpejti do të bëhej pjesë dhe me ekipin e parë. Ai ka qenë prej kohësh në vëzhgim nga Red Bull Leipzig, PSG, Barcelona, Bayeren Munich, Man United dhe Juventus, të cilët kishin shfaqur interes për lojtarin.

Talenti i West Brom, është pjesë e ekipit kombëtar të moshave me Anglinë, me të cilin ka shënuar 19 gola në 18 ndeshje. Ai do të bashkohet me Barcelonën së shpejti për të qenë gati për sezonin e ardhshëm. Barcelona do të duhet të paguajë 130,000 euro ndaj West Brom për lojtarin.



Skip to toolbar