Mediat katalanase e bëjnë fakt: Rey Manaj te Barcelona në janar

AKTUALITET


Gazeta e njohur sportive katalanase, “Sport” thotë se sulmuesi shqiptar i Albacete, Rey Manaj në fillim të vitit të ri do të jetë pjesë e Barcelonës. Media sportive pranë klubit Blaugrana shprehet se palët kanë avancuar në arritjen e marrëveshjes, ndërsa njoftimi zyrtar i saj pritet të bëhet në fillim të 2020. Rey Manaj është nën kontratë me Albacete deri në vitin 2024, por aktualisht ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Luis Miguel Ramis.

Në fakt, sulmuesi shqiptar do të transferohet për llogari të ekipit të Bareclonës B. Gjatë merkatos së dimrit, klubi i dytë i Barcelonës që luan në kategorinë e tretë të futbollit në Spanjë, do të përqëndrohet vetëm në gjetjen e një sulmuesi qendre. Aktualisht, tre sulmuesit e Barcelona B, Abel ruiz, pritet të jetë në tregun e transferimeve, ndërsa Ansu Fati dhe Carles Perez tashmë janë në planet e trajnerit Ernesto Valverde për ekipin e parë të Barcelonës.


Për Rey Manajn ky është sezoni i dytë me Albacete. 22-vjeçari, që erdhi nga Interi i Milanos, luajti në sezonin e parë 30 ndeshje dhe shënoi 7 gola. Ndërsa në 10 ndeshje të luajtura këtë sezon ai ka shënuar 2 gola, por ka humbur besimin e trajnerit për shkak të sjelljes së tij. Megjithatë, kalimi te Barecelona B, nëse do të kryhet, do të ishte një hap pas për sulmuesin, por edhe një shans që nëse shkëlqen mund të luajë me ekipin e parë të Barcelonës në të ardhmen.




Skip to toolbar