Quique Setién, nga bari lopësh… bëhet trajner i Barcelonës

AKTUALITET


Pas shkarkimit të Ernesto Valverde, Barcelona emëroi në postin e trajnerit Quique Setien. Ish-mesfushori i disa ekipeve në Spanjë, që më pas drejtoi klube të ndryshme, kishte pak kohë që nuk drejtonte një skuadër futbolli. 61-vjeçari ndiqte dhe adhuronte me kënaqësi Messin me shokë.

Megjithatë, Quique Setien nuk e kishte menduar kurrë se do të vinte dita që ai do të emërohej trajner i Barcelonës. Madje, në çastin që e telefonuan nga “Camp Nou” për t`i bërë ofertën, Setien ishte duke ecur pranë lopëve. “Dje isha duke ecur pranë lopëve dhe sot jam duke stërvitur te Barcelona”, u shpreh trajneri i ri skuadrës katalanase.


Ndërkohë, presidenti i Barcelonës shprehu mirënjohjen për trajnerin Valverde, duke theksuar se “dua ta falënderoj Ernesto Valverden për atë që ai bëri këtu. Marrëdhënia ka qenë shumë e afërt dhe ai na ka bërë të gjithëve të përmirësohemi. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi fituar shumë tituj, se rezultatet ishin shumë të mira, por besojmë se dinamika e ekipit duhet të pëmirësohet”, tha Bartomeu.

Ndërkohë, trajneri i ri u shpreh se ka ardhur me qëllimin që fitojë gjithçka që mund të fitohet, ndërsa u thuri elozhe lojtarëve që do të trajnojë. “Qëllimi im është të fitoj gjithçka që mund të fitohet, përveç që të bëjmë lojë të mirë. Më ka pëlqyer të shikoj Messin vitet e fundit. Por jo vetëm atë, ekipin dhe shokët e tij të skuadrës. Ata më kanë bërë të shijoj futbollin dhe unë kam mësuar shumë gjëra nga lojtarët që tani do të kem kënaqësinë e trainimit. Jam i sigurt se do të kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme, sepse unë jam një person i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë”, tha Quique Setien.




Skip to toolbar