“Partinë e ka të shkërmoqur”, Bejko: Berisha e ka futur PD në ‘kilometrin e fundit’

Më të fundit


Analisti Roland Bejko, i ftuar në “Real Story” se Sali Berisha e ka dërguar Partinë Demokratike në “kilometrin e fundit”.

Sipas tij, Berisha e ka partinë në gjendje të shpartalluar dhe nuk e ka gati edhe sikur të mbahen zgjedhje të parakohshme.

“Kilometri i fundit” do të kishte sens nëse si strategji politike nëse ti ke bërë shumicën e punës dhe duhej në fund t’i jepej një dorë. Nëse ti kishe kërkuar në radhë të parë partinë dhe ta kishe në gatishmëri.

Edhe po të shpallen zgjedhjet e  parakohshme, të jesh gati, por me çfarë partie futesh në zgjedhje, sepse partinë e ka të shkërmoqur sot. Rama me këto protesta nuk rrëzohet dot.

Raporti i Berishës me ndërkombëtarët dihen si janë, është  tërësisht i izoluar. Unë mendoj se PD është në kilometrin e fund për mënyrën sesi PD e ka menaxhuar në këtë situatë.”, tha ai.



Skip to toolbar