Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste që u zhvillua mëngjesin e kësaj të hëne, u nis për në Kosovë, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Pas takimit me Osmanin, ai pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më vonë gjatë ditës, kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.



Skip to toolbar