Akademiku i njohur Rexhep Qosja është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Ceremonia e varrimit është zhvilluar në një rreth të ngushtë familjar, vetëm me praninë e të afërmve më të afërt. Ndërkohë, familja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në aktivitete apo organizime institucionale.
“Njoftojmë se sot, më 23.4.2026, është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.
Në përputhje me dëshirën e të ndjerit, familja nuk do të organizojë ceremoni pritjeje dhe nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
Kërkojmë mirëkuptim për respektimin e privatësisë sonë, në mënyrë që të kemi mundësinë ta përjetojmë zinë në qetësi”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga nipi i tij, Valjet Rexhepi.
