Sherri në Kuvend, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm për Bledion Nallbatin

AKTUALITET


Kolegj penal i përbërë nga Ilir Panda, Genti Shala dhe Albana Boksi,  pranoi rekursin e deputetit Vullnet Sinaj, i cili kërkoi të prishet vendimi i Apelit dhe të hetohet deputeti i Partisë Demokratike për konfliktin fizik në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Apeli më herët la në fuqi vendimin e GJKKO dhe pushoi hetimet për Nallbatin, kërkesë që ishte depozituar nga Prokuroria e Posaçme.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në 30 tetor të vitit 2023 , ku deputeti i Partisë Demokratike Nallbati u përplas fizikisht me deputetin socialist Sinaj, konflikt që u zhvendos më pas edhe në oborrin e Kuvendit.



Skip to toolbar