Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për ish presidentin Ilir Meta lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka vendosur rikthimin e çështjes sërish në shkallën e dytë të gjyqsorit në mënyrë që të shqyrtohet edhe njëherë nga i njëjti trup gjykues.
Vendimi u dha nga treshja penale Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala.
E njëjta trupë gjykuese nuk pranoi rekursin e Ilir Metës për afatet e paraburgimit.
Ilir Meta vijon të jetë në qeli si person që dyshohet nga Prokuroria e Posacme për kryerjen e tre veprave penale “korrupsion pasiv”, “mosdeklarim dhe fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”, lidhur me hetimet për CEZ DIA, lobimin në SHBA të ish Levizjes Socialiste për Integrim si dhe për hetimin pasuror që prokuroria kreu ndaj tij dhe familjarëve të tij.
