Administrata, Braçe: Të gjithë në sitë, ata që bëjnë punën do rrinë

AKTUALITET


Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka raportuar të martën në Komisionin Parlamentar të Ligjeve në lidhje me punën e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2018. Braçe deklaroi se të gjithë punonjësit e administratës janë nën kontroll dhe se në punë do të qëndrojnë ata që bëjnë punën dhe se për këtë nuk do të ndikohen nga ngjyrimet politike.

Ai gjithashtu tha se do merren masa ndaj punonjësve që janë përfshirë gjatë këtyre 30 ditëve në fushatë elektorale, por edhe ndaj atyre që u përfshinë në akte të dhunshme duke iu sulmuar ambientet publike të kthyera në KZAZ në bashkitë e djathta në vend.

“Në ministri vazhdojnë ende të jenë në fuqi kontrata të trashëguara brenda ministrisë. Ka ende punonjës që në orën 08:00 nuk shkojnë në zyrë të hapin kompjuterin por shkojnë në kafe. Ju keni të drejtë që thoni si mund të marrin vlerësime pozitive këto. Në 90% të tyre, si mundet. Ne marrim vendime për të larguar punonjës. Po i mëshojmë shumë fort dosjes për secilin nëpunës që vlerësimi të jetë i përputhur dhe i mbështetur në performancën e secilit prej tyre. Po i mëshojmë pjesës se nuk ka intereson përkatësia politike e tyre. Ndryshe do kishim bërë si të tjerët para nesh. Për çdo nëpunës do kërkojmë zbatimin e ligjit dhe përmbushjen e objektivave sipas përshkrimit të punës. Në rast se bëjnë punën do qëndrojnë nëse jo do ikin. Edhe gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës elektorale nuk është se nuk ka raste të përfshirjes të administratës por ajo që ishte më masive ishte përfshirja e tyre në akte të dhunshme. Ne kemi kërkuar ka të bëjë me identifikimin e vendeve publike brenda një kohe sa më të shkurtër“, deklaroi Braçe.

Më tej gjatë fjalës së tij në komision, ai deklaroi se institucionet reagojnë me vonesë për të shpallur një vend vakant.



Skip to toolbar