Marinsat amerikanë kryen një operacion kontrolli në detin Arabik mbi anijen tregtare M/V Blue Star III, e dyshuar për shkelje të bllokadës së shpallur nga SHBA ndaj porteve iraniane.
Sipas njoftimit, forcat amerikane kryen një kontroll të plotë mbi anijen dhe pas verifikimit se udhëtimi i saj nuk përfshinte ndalesë në portet iraniane, ajo u lirua.
CENTCOM theksoi se deri më tani janë ridrejtuar 39 anije për të siguruar pajtueshmërinë me bllokadën.
Pamjet e publikuara nga ushtria amerikane treguan një helikopter që qëndronte pezull mbi kuvertën e anijes, ndërsa marinsat zbrisnin me litarë mbi kontejnerët e transportit.
Bllokada e shpallur nga SHBA ndaj porteve iraniane nisi më 13 prill, pas dështimit të bisedimeve të paqes në Pakistan.
Ajo erdhi si përgjigje ndaj mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga forcat iraniane, një rrugë jetike për eksportin e naftës dhe gazit, pas fillimit të fushatës ajrore të përbashkët SHBA-Izrael kundër Iranit më 28 shkurt.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi më herët se bllokada do të zgjasë “për aq kohë sa të duhet”.
Ndërkohë, gjenerali i lartë amerikan Dan Caine theksoi se masa zbatohet për të gjitha anijet, pavarësisht kombësisë, që tentojnë të hyjnë ose të dalin nga portet iraniane.
Operacionet e marinsave amerikanë në Detin Arabik dhe rajonet përreth janë pjesë e një fushate më të gjerë për të siguruar zbatimin e bllokadës në të gjithë Lindjen e Mesme.
Earlier today in the Arabian Sea, U.S. Marines from the 31st Marine Expeditionary Unit boarded M/V Blue Star III, a commercial ship suspected of attempting to transit to Iran in violation of the U.S. blockade of Iranian ports. U.S. forces released the vessel after conducting a… pic.twitter.com/UFx329OsHj— U.S. Central Command (@CENTCOM) April 28, 2026
