Arrestimi i Ervin Matës/ Delia zbulon si autoritetet në Brazil ranë në gjurmët e tij

AKTUALITET


Pas rreth tre vitesh në arrati, autoritetet braziliane kanë vënë në pranga më 27 prill Ervin Matën, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare për përfshirje në veprimtari kriminale.

Sipas gazetares Etleva Delia, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, autoritetet shqiptare kishin më shumë se një vit e gjysmë që kishin sinjalizuar palën braziliane për praninë e Matës në Amerikën Latine, ku ai lëvizte me identitet të falsifikuar. Gjatë kësaj kohe, ai dyshohet se ka qarkulluar mes Brazilit, Argjentinës dhe Paraguajt, ndërsa ndaj tij janë dërguar prova të rëndësishme, përfshirë fotografi dhe gjurmë gishtash.

Në mars të vitit të kaluar, një gjykatë në Brazil kishte kërkuar masën e arrestit për Matën, pasi nuk kishte aplikuar për azil dhe ndaj tij ishte dorëzuar dosja përkatëse. Tashmë, sipas burimeve, procedurat janë përmbyllur dhe pritet vetëm ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

“Ka më shumë se një vit e gjysmë, që i është dërguar informacion policisë së Brazilit, që ky person mund të ishte një person i huaj. Ai lëvizte me shtetësi të falsifikuar. Ka pasur një shkëmbim të informacioneve të vazhdueshme. 

Mata lëvizte mes Brazilit, Argjentinës dhe Paraguajt.  I është dërguar një foto në shtator të vitit të kaluar, i janë dërguar edhe gjurmët e gishtave të tij. Por kërkohej dosja e plotë. Pjesa më e madhe veprojnë në anën tjerë, të Paqësorit, po përdoret Brazili sepse atje është destancionit kryesor. 

Në mars të vitit të kaluar Gjykata e Brazilit ka kërkuar masën e arrestit për Ervin matës, sepse nuk kishte kërkuar azil dhe mori dosjen në dorë. Tani vetëm ekstradimi ka mbetur. Procedurat janë kryer, dosja është dorëzuar dhe nuk ka më procedura të tjera”, tha Delia



Skip to toolbar