“Të pandehurit të dalin të lirë para gjykatës”/ Hoxha: Kafazi pengon komunikimin

AKTUALITET


Avokati Arbër Hoxha thotë se personat të cilët janë të pandehur,duhet të dalin në gjendje të lirë në seancë gjyqësore, pa pasur pranga, ose jo në kafaz të xhamtë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hoxha u shpreh se kafazi pengon komunikimin me avokatin.

Hoxha shtoi se të pandehurit, nuk kanë mundësi apo kapacitete që në seancë të rrezikojnë jetën e gjyqtarit.

“Ka dy parime që janë guri i themelimit në një proces akuzator, prezumimi i pafajësisë dhe barra e provës nuk ndodhet mbi të pandehurit, por ndodhet mbi organin e akuzës. Masa e sigurimit arrest me burg, përveçse nga përjashtimi është kthyer në rregull, sigurisht sjell dhe cënimin e këtyre dy parimeve. Një person i cili ndodhet mbrapa hekurave, vizualisht, metaforikisht dhe ligjërisht, nuk prezumohet më i pafajshëm edhe në sytë e gjykatës, dhe së dyti, barra e provës nga organi i akuzës kalon te i pandehuri dhe mbrojtësi.

Së pari, kodi i procedurës penale thotë se të pandehurit dalin në gjendje të lirë përpara gjykatës, pa pranga, por si qytetarë të lirë. Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përveç një salle, të gjithë të pandehurit e tjerë dalin të lirë para gjykatës, përkrah avokatit.

Asnjë prej qytetarëve, nuk ka mundësi dhe kapacitete që të rrezikojë jetën e gjyqtarit, nëse del si qytetar i lirë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për personazhe, ish presidenti, ish kryeministri, ish kryetari i Kuvendit, ka qenë praktikisht kreu i shtetit për një kohë të gjatë.  Si mund të qëndrojë në kafaz të xhamtë dhe mos të ketë komunikim me avokatin e tij. Po ashti zoti Veliaj, apo zoti Beqaj”, theksoi ai.



Skip to toolbar