Evi Kokalari: Bravo demokratë! Aktivistja shpreh falënderimin për pjesëmarrjen e ulët

Më të fundit


Aktivistja demokrate Evi Kokalari mendon se pjesëmarrja e ulët ne protestën e PD, është një mesazh i qartë për Sali Berishën.

Me një postim në rrjete sociale, ajo ka falënderuar demokratët qe me mospjesëmarrjen sjellin shprese për shpëtimin vendit.

“Bravo demokratë. Më pak se 100 veta në protestën e Berishës sot. Keni dhënë një super mesazh jo vetëm Berishës, por edhe neve që po bëjmë luftën për ta nxjerrë opozitën nga kthetrat e këtyre monstrave. Ja, kjo është shpresa për shpëtimin e vendit! Dashuri për të gjithë ju që qëndruat në shtëpi sot.”, shprehet ajo.



Skip to toolbar