Politologu Roland Bejko ka komentuar protestën e opozitës të mbajtur këtë të premte përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si tubimin më të dobët të organizuar ndonjëherë nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në një intervistë në emisionin “Ora e Fundit”në ABC News, Bejko u shpreh se protesta nuk arriti të përmbushë objektivat politike të opozitës dhe tregoi dobësi të saj përballë qeverisë.
“Nuk ishte protestë, por ishte një tubim i zotit Berisha. Dhe duhet thënë që kjo ishte protesta më e dobët e Partisë Demokratike. Është kapitullimi total i revolucionit të opozitës. Të katandiset në 300-400 para Kryeministrisë padyshim që është dështim. Ky tubim dha mesazhe që opozita është e dobët dhe PD nuk përbën një kërcënim real për këtë qeveri”, tha ai.
Sipas Bejkos, pjesëmarrja e ulët në tubim dha sinjal se opozita nuk përbën aktualisht një kërcënim real politik për qeverinë.
“Ky tubim dha mesazhe që opozita është e dobët dhe PD nuk përbën një kërcënim real për këtë qeveri”, shtoi politologu.
Më tej Bejko shtoi se Berisha e kuptoi që Ervin Salianji lëvizjen e kishte për të rritur kuotat e vetes së tij dhe në këtë mënyrë e anatemoi si armik derisa sa e quajti të vetëpërjashtuar.
“Berisha e eliminoi tërësisht Salianjin. Ndërsa me Mereme Selën ka ngecur. Në fillim u hap fjala sikur ka dalë nga brenda partisë. Tani ata kanë ngecur sepse ata e kanë çuar në gjykatë. Dhe neni Basha e ka rrëzuar Saliun dhe nuk ka të drejtë të kandidojë. Berisha, i paligjshëm si kreu i PD”, tha ai.
