Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu thotë se është bërë progres me reformën në drejtësi.
Në një konferencë për mediat, Gogu u shpreh se Gjykata e Lartë është një model suksesi, lidhur me uljen e dosjeve të mbartura.
Lidhur me Kodin Penal, Gogu shtoi se drafti do të konsultohet me partnerët evropianë.
“Del progresi i refoirmës në drejtësi në Shqipëri. Besimi i qytetarëve shqiptarë është dyfishuar, nga 26 përqind në 53 përqind. Vetë reforma perceptohet pozitivisht, nga 34 në 56 përqind. Shifra negative, 72 përqind e qytetarëve e shohin sistemin të vështirë për ta përballuar financiarisht. Po shohim shenjat e para pozitive, të kthimit të çështjeve të mbartura. Trendi ka filluar të zbresë. Kemi një model suksesi, që është Gjykata e Lartë, vetëm vitin e fundit në 24 përqind. Kemi harmonizuar statistikat, kemi metodologji të standardizuar. Rriten kapacitetet njerëzore në gjykata, vakancat po mbushen. Hapësirat janë shtuar. Në proces kemi disa ligje të rëndësishme, siç është Kodi Penal, jemi në fund të tij, presim draftin për ta konsultuar me partnerët evropianë. Kodi Penal do të siguronte që korrupsioni, krimi ekonomik të kishte trajtimin e duhur. Mbrojtja e të drejtave të njeriut, është ndër fokuset tona. Kodi i procedurës penale ka nisur nga puna”, theksoi ai.
