Të paktën 131 vdekje janë raportuar në përhapje një virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, me më shumë se 513 raste të dyshuara.
Një zëdhënës i qeverisë tha se rastet tani po raportohen në një zonë më të gjerë.
Ka gjithashtu dy raste të konfirmuara dhe një vdekje në Ugandë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin e llojit aktual të Ebolës, i cili shkaktohet nga virusi Bundibugyo, një emergjencë ndërkombëtare.
Ndërsa kjo përhapje vdekjeprurëse e Ebolës vazhdon, qeveria kongoleze është përpjekur t’i sigurojë njerëzit se ekipet e saj të reagimit po punojnë shumë për të gjurmuar dhe hetuar infeksionet e dyshuara – dhe se nuk ka nevojë për panik.
Megjithatë, me rastet e identifikuara tani në zona të reja, shqetësimi po rritet në mënyrë të pashmangshme.
Ndërkohë edhe një nga mjekët amerikan që ishte me mision në vendin afrikan, rezultuar pozitiv për Ebolën.
Dy mjekë të tjerë nga grupi që u ekspozuan gjatë trajtimit të pacientëve, përfshirë gruan e mjekut amerikan, nuk kishin simptoma dhe po ndiqnin protokollet e karantinës.
Përballimi i kësaj përhapjeje të Ebolës është i vështirë pasi përfshin një lloj të rrallë virusi për të cilin nuk ka vaksinë dhe rastet janë gjetur në një zonë të prekur nga konflikti.
