Pensionet do të indeksohen brenda pak javëve. Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme është vendosur që shtesa në pensione të bëhet më shpejt se zakonisht.
Indeksimi i pensioneve realizohej në tetor dhe niveli i rritjes është në bazë të nivelit të inflacionit i cili rezulton 2.8 përqind.
Pavarësisht luftës në Lindjen e Mesme, sipas ministrit të Financave, ekonomia shqiptare ka pasur ecuri optimiste dhe kjo konfirmohet nga rritja e të ardhurave në buxhet.
Kreu i Financave tha se vetëm nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme janë arkëtuar deri më tani 3.9 miliardë lekë.
Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, në vend rezultojnë se janë regjistruar mbi 8 mijë biznese të reja çka reflekton përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
