Fanela e Gjermanisë me emrin e tij dhe numrin 47/ Dhurata e kancelarit gjerman për Trump

BOTA


Presidenti amerikan, Donald Trump, ndodhet në qytetin francez të Evian-les-Bains, ku së shpejti do të takohet me emirin e Katarit, një ndërmjetës kyç në bisedimet me Iranin.

Emiri do të marrë pjesë në samitin e G7 për një drekë pune mbi luftën e Iranit dhe krizën në Lindjen e Mesme.

Këtë mëngjes, udhëheqësit e G7 u takuan tashmë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky – dhe Trumpit iu dha një dhuratë surprizuese në margjina nga kancelari gjerman – një fanellë e Gjermanisë me emrin Trump dhe numrin 47 në pjesën e pasme, një referencë për mandatin e tij si presidenti i 47-të i SHBA-së. Raportohet se gjyshi i Donald Trump lindi si Friedrich Trump në Bavari të Gjermanisë, përpara se të shpërngulej në SHBA në shekullin e 19-të. Nëna e Trumpit, Mary Anne, ka lindur në Skoci dhe presidenti zotëron një fushë golfi atje.



Skip to toolbar