PE miraton progresin e Shqipërisë për anëtarësimin/ Raporti, “shuplakë” opozitës për molotovët e dhunën në protesta

#NËRADAR


Strasburgu flet shqip! Parlamenti Europian miratoi me shumicë dërrmuese votash raportin përfundimtar për Shqipërinë të vitit 2025.

Dokumenti i hartuar nga raporteri Andreas Shider, nga 636 eurodeputetë të pranishëm, mori votën pro të 483 prej tyre. 103 votuan kundër. Kurse vetëm 70 abstenim.

Raporti për Shqipërinë, hartuar dhe miratuar fillimisht në Komitetin e Jashtëm, dhe tashmë edhe në seancën plenare të Parlamentit Europian, konfirmon ecurinë e mirë në rrugën europian të Shqipërisë dhe objektivat për të mbyllur grupkapitujt e negociatave .

Po ashtu raporti njeh zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 majit, duke i konsideruar konkurruese dhe të përshtatshme.

Ndërsa shuplaka për opozitën mbetet e zeza mbi të bardhë, polarizimi politik, diskursi konfrontues mbeten shqetesuese kurse protestat e dhunshme me molotovë mbeten të papranueshme në një vend demokratik si Shqipëria.

Megjithatë opozitë këtë herë e kishte mendjen tek një tjetër protestë. Jorida Tabaku së bashku me Gazment Bardhin ishin pjesë e delegacionit parlamentar, që nuk fshehën si takimet edhe tentativat për të ccuar protestën e bulevardit në parlamentin europian.

Këtë herë lindi një aleancë e re. Parë mënyrën e votimit në PE, rezulton se kundër raportit për Shqipërinë, votuan grupe majtiste të cilat ulen sipas vendeve në cepin e majtë të sallës. Si Left Group, që zakonisht mbledh bashkë antikapitalistë, komunistë dhe ekosocialistë. Me axhende te theksuar anti-Trump.

Të njëjtët që donin të fusnin me nxitim në raport, amendamente kundër investimit në zvërnec, ligjit për zonat e mbrojtura apo investimet strategjike.

Por veç aleancës ylberiste, edhe këtë herë Jorida me Gazin duhet të kthehen me duar bosh te doktori.



Skip to toolbar