U nënshkrua sot në Pashaliman, Vlorë, Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigandit italian të industrisë detare Fincantieri, kompanisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes Kayo dhe Shkollës Industriale “Pavarësia” në Vlorë, me synim zhvillimin e praktikave profesionale dhe mundësi punësimi në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare.
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast mori pjesë edhe Kryeministri Rama, i cili vizitoi sot Vlorën, ku me këtë marrëveshje, u hodh një hap me rëndësi në përgatitjen e brezit të ri të specialistëve shqiptarë që do të mbështesin rritjen e qendrës së re industriale detare në Pashaliman, teksa forcohet më tej partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë.
