Pak orë pasi protestuesit qëlluan me vezë dhe mjete të tjera makinat e deputetëve, ka ndërhyrë Policia.
Kjo e fundit përvecse ka shpërndarë turmën e mbledhur tek hyrja e Parlamentit, ka nisur edhe të shoqërojë disa të dyshuar për sulmet ndaj ligjvënësve,
Raportohe se sëpaku Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë janë shoqëruar pas përplasjes me policinë në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Ndërkohë që grupi i mbetur i është drejtuar Drejtorisë së Policisë Tiranë duke kërkuar lirimin e tyre.
