Policia ka përfunduar operacionin “Ballenjë-2019” duke sekuestruar 1 mijë rrënjë kanabis që ishin gati për t’u mbjellë dhe ka arrestuar 3 persona në Martanesh.
Sipas policisë, kubiket ishin çuar në një zonë të pyllëzuar dhe ishin gati për t’u mbjellë ne malin e Ballenjës në Martanesh.
Në kuadër të operacionit policia ka sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, kubikë ku ishin kultivuar fara cannabis sativa dhe bazë materiale që do shërbente për të kultivuar në tokë fidanët narkotikë.
Personat e arrestuar janë:
A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë.
K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë.
O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
•Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek
•1324 kubik(gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa
•Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim.