Zgjerohet kredia për blerje banesash/ BSH: 7 miliardë lekë financime nga bankat vetëm në korrik

EKONOMI


Qytetarët shqiptarë kanë vijuar që të kërkojnë më tepër kredi për të blerë një banesë.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se përgjatë muajit korrik  shuma e kredisë së re të  aprovuar nga bankat arriti në 7 miliardë lekë ose rreth 50% më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu edhe nëse vërejmë të dhënat për periudhën janar korrik bankat kanë miratuar  rreth 42 mld leke.

Luhatjet e kursit të këmbimit e ndikuar dhe  nga normat e favorshme të interesit në monedhën kombëtare kanë bërë që qytetarët të orientohen drejt kredisë në lekë duke bërë që Rreth 85% e kredive të reja për banesat jenë  dhënë në monedhën kombëtare.

Shifrat tregojnë se, pavarësisht kostove të larta të banesave, kredia bankare mbetet një nga mënyrat kryesore përmes së cilës familjet shqiptare financojnë blerjen e shtëpisë.

Kjo rritje e huave për blerje banesash është regjistruar pavarësisht miratimit të kufizimeve për kreditë për blerje banesash nga Banka e Shqipërisë.

Shtimi financimit  për blerjen e një apartamenti vjen në një moment që çmimet e banesave janë stabilizuar ndërsa trend rritës është vënë re sidomos në  tregun e dhënies me qira fakt ky që lidhet me kërkesën e lartë të studentëve. Një fenomen I tillë është vërejtur sidomos në kryeqytet.



Skip to toolbar