Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Karanxha u shpreh se, nisur nga vepra penale për të cilën akuzohet, mund të ketë vend për një masë tjetër sigurie.
Ai theksoi se rëndësia e veprimit duhet të ndahet nga masa e sigurisë, duke e cilësuar nxjerrjen e sekretit shtetëror si shkelje të rëndë, pavarësisht nivelit të informacionit të zbuluar.
“Duke u nisur nga vepra penale që akuzohet bën një kërkesë për një masë sigurie tjetër. Pavarësisht se nuk janë akuza të rënda, por vetëm nxjerrja e sekretit shtetëror për drejtuesin e një organi shtetëror është një shkelje rëndë, edhe pse sekreti shtetëror mund të jetë shumë i vogël, ose i parëndësishëm. Mendoj që ka vend për masë tjetër.
Ne duhet të ndajmë masën e sigurisë nga rëndësia e veprimit. Kryeministri të dielën tha që drejtësisë i janë lënë shumë hapësira. Në çdo pozicion pune duhet që të bëhet një konkurrim i hapur, sepse po na rezultojnë njerëz me shumë probleme”, tha Karanxha.


