Në Union pa votë politike/ Propozimi për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Hiqet veto bllokuese

#NËRADAR


Më 7 tetor Komisioni Evropian pritet të prezantoj strategjinë e re të zgjerimit. Mali i Zi dhe Shqipëria mbeten në pararojë të procesit të integrimit, ndërsa Brukseli do të propozoi disa ndryshime.

Mes tyre: 1. kufizimin e disa të drejtave për anëtarët e ardhshëm dhe 2. kalimin në vendimmarrje me shumicë të kualifikuar, në vend të unanimitetit, në një numër fushash, përfshirë edhe zgjerimin.

Kjo nënkupton drejtpërdrejt se vendet e reja anëtare nuk do të kenë të drejtën e vetos. Për këto ndryshime Komisioni ka një argument.

“Qëllimi është që pranimi i anëtarëve të rinj të mos e vështirësojë edhe më tej procesin tashmë të komplikuar të vendimmarrjes brenda bllokut evropian”

Diskutimi i madh në Bruksel tani përgatitja e mirë për zgjerimin, me qëllim përfitimin e dyanëshëm, si për vetë Unionin, ashtu edhe për vendet e reja anëtare.

Kandidatët për anëtarësim duhet të jenë të gatshëm të përmbushin kushte të rrepta, ndërsa nga ana tjetër, BE-ja duhet të jetë institucionalisht, financiarisht dhe politikisht e gatshme që të mbetet funksionale edhe pas zgjerimit.

Mekanizmat për anëtarët e ardhshëm, që po përgatit Komisioni, do të synonin kufizimin e mundësisë për bllokimin e vendimeve gjatë viteve të para të anëtarësimit, ndërsa shtetet anëtare ekzistuese do të kishin në dispozicion instrumente për të reaguar nëse anëtaret e reja, pas anëtarësimit, devijojnë nga detyrimet e marra përsipër.

Këto ndryshime, pritet të prezantohen në filim të tetorit dhe do ti bashkangjiten Traktatit të Anëtarësimit.

“Tirana zyrtare e ka pranuar këtë propozim, ndërsa Mali i Zi thotë se do të jetë anëtare me të drejta të plota”

Gjithësesi, shefja e Komisionit Europian zbret vete në Ballkan në 30 shtator. Ajo e nis turin nga Tirana për të vijuar në 1 tetor në Prishtinë dhe Podgoricë dhe më pas në Shkup. Kësaj herë unioni shmang Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.



Skip to toolbar